19,04,2024

Deputeti Labinot Tahiri ndan 1000 euro për Notre Dame

Must Read

Djegia e Katedrales Notre Dame në Francë bëri buj në krejt botën.

Shumë shtete, por edhe personaliteti me rëndësi dhanë shuma të madha parash për rindërtimin e Katedrales.

Njëjtë ka bërë edhe deputeti Labinot Tahiri, i cili ka ndarë pagën e tij mujore prej 1000 euro, si falënderim ndaj shtetit francez për mbështetjen që ka treguar ndaj Kosovës.

Shkrimi i plotë më poshtë:

Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siç kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia! 
Prapë, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nëne dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë së bashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruar kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjve e të rejave në Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk janë shumë, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundësojnë, ku sot e kam mundësinë së paku një mirësi ta bëjë si shenj mirënjohje për prindërit dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.

Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prapë.

Faleminderit FRANCË

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img