30,04,2024

Kryetari Aliu pret në takim artistët Raif Hyseni dhe Merita Halili

Must Read

Kryetari Aliu ka pritur sot në një takim artistët e mirënjohur,çiftin Raif Hyseni dhe Merita Halili, shoqëruar edhe nga drejtuesi i AKV “Kastriotët”, profesor Astrit Mustafa.

Çifti i artistëve këtë vizitë i bëri qytetit të Ferizajt pas një turneu që bëri AKV “Kastriotët” në Shtetet e Bashkuara të Amrikës.

“I nderuar sot të pres në zyrën time, një çift artistësh por edhe profesorësh të muzikës në Universitetin Montclair State University në New Jersey, SHBA, Merita Halili dhe Raif Hyseni shoqëruar edhe nga drejtuesi i AKV “Kastriotët”, profesor Astrit Mustafa. Kënga dhe vallja shqipe jehoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë bashkëpunimit të ndërsjellë me emblemën e kulturës ferizajase, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”. Ferizaj ka ambasadoren më të mirë, kulturën! Ndërveprimi ynë me patjetër do të ofroj rezultate që publiku pret t’i duartrokas” ka thënë Aliu.

Ndryshe, Orkestri i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve” Kastriotët” për 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte për vizitë në Nju Xhersi – SHBA. Vizita e tyre ishte me ftesë nga një Universitet i këtij shteti federal – me përkujdesjen e dy kolegëve e tyre, që janë çifti bashkëshortor, i dy muzikantëve të mrekullueshëm Raif Hyseni dhe Merita Halili të cilët sot vizituan Ferizajn

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img