Ferizaj

Dëme të shumta nga reshjet e mbrëmshme në disa fshatra të Ferizajt


Publikuar më:


Fshatrat Pleshinë e Epërme dhe Ulët, Manastirci dhe Greme, janë goditur mbrëmë nga një mot i paqëndrueshëm, me pasoja të paparashikueshëm për ekonomitë familjare dhe kulturat e mbjellura bujqësore.

13566924_1202345236466964_8502924555752770173_n

Natën e mbrëmshme fshatrat Pleshinë, Manastirc dhe Greme, kanë qenë të përfshirë nga një mot i ligë i shoqëruar me erëra të fuqishme, me reshje të shiut, e të breshërit, të cilat kanë bërë që shumë ekonomi familjare të pësojnë dëme pa përjashtuar edhe kulturat e mbjellura bujqësore.

Banorët e moshuar të këtyre fshatrave thonë se nuk mbajnë mend një mot të tillë. Sylejman Shatrolli, banor i Pleshinës së Epërme thotë se dëmet janë të mëdha sidomos për ekonomitë familjare dhe të mbjellurat. Ai tregon se sipërfaqet e mbjellura me misër dhe patate tashmë i janë shkatërruar tërësisht.

13567501_1202345446466943_8934341341219310838_n

”Një mot i tillë, me erëra të fuqishme dhe reshje të breshërit nuk mbahet mend. Dëmet po i shihni, janë të shumta, mirëpo me në këto situata, ne, jemi të pafuqishëm me bë diçka” ka thënë ai.
Ndërsa, Shyqeri Shatrolli, po nga ky fshat, ka folur për dëmet e shkaktuar duke shpresuar që së paku një pjesë të tyre ta kompensojnë institucionet e pushtetit.

Breshëri dhe shiu dëme kishin shkaktuar edhe në fshatin Manastirc. Ekonomisë familjare të Izet Rexhepit, këto reshje i kishin shkaktuar përmbytjen e një pjese të shtëpisë. Ai ka thënë se veprimi i institucioneve ka qenë adekuat dhe se falë tyre ka shpëtuar nga më e keqja.

13439118_1202345359800285_3313748796878141007_n

”Këto janë veprime të paparashikueshme, mirëpo me këtë rast dua të them se veprimi i shërbimeve ka qenë i shpejtë, menjëherë kanë vepruar ekipet e drejtorisë së emergjencës, policisë dhe të zjarrfikësve”, ka thënë Rexhepi.

Këto vendbanime të goditura nga reshjet i ka vizituar edhe i pari i Ferizajt, Muaharrem Svarqa, i cili me këtë rast ka premtuar përkrahjen e institucioneve të komunës, por edhe të Qeverisë së Kosovës, karshi këtyre rasteve.

“Ka qenë një rrebesh i madh shiu i cili ka zgjatur rreth orës 21:00, unë menjëherë i kam marr informacionet edhe nga komandanti i policisë, nga komisioni i emergjencave të komunës së Ferizajt, dhe kam autorizuar në të njëjtën kohë nënkryetarin e komunës, që të del në vendin e ngjarjes bashkë me komisionin komunal të emergjencave si dhe drejtorët Ismet Vranovcin e Fatmir Azizin që të merren me dhënien e ndihmës për të vënë në shërbim mekanizmat e komunës, kompanitë kontraktuale të komunës të cilat kanë ndihmuar, ka qenë kompania “Begisholli” dhe “Bageri”, por gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë punuar me përkushtim maksimal deri në orët e mëngjesit. Këto janë fatkeqësi natyrore të pa parashikueshme dhe për fat të keq njerëzit në këto raste pësojnë, dëme të mëdha siç është edhe ky rast që e vizituam sot. Dëmet do të evidentohen me procesverbal dhe brenda mundësive që ka ky buxheti i limituar i komunës për këso rastesh, do të merremi edhe me kompensimin e dëmeve ,por ne të njëjtën kohë disa që nuk arrijmë t’i përballojmë ne do të kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për raste të fatkeqësive që te këtë parasysh edhe komunën e Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.

Komisioni komunal i emergjencave po vazhdon të jetë në terren që t’ju del në ndihme familjeve me nevojë.

Comments
To Top