20,04,2024

Deda shpallë partinë, por ja ku është dhe çfarë bënë Mimoza Kusari

Must Read

mimoza

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka udhëtuar në Vjenë të Austrisë, ku po merr pjesë në edicionin e parë të programit për lidership të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë – “Austria Leadership Programs”,kështu ka bërë të dituar Zyra për Informim e kësaj komune.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila është ftuar në këtë aktivitet të karakterit ndërkombëtar, e përzgjedhur si përfaqësuese e Kosovës si kryetarja e parë femër në një komunë kosovare. Përpos saj, në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe përfaqësues nga politika, biznesi dhe sektori jo qeveritar nga 25 shtete të botës, mes tyre Kina, Rusia, Kazakistani, Ukraina, Armenia, Serbia, Turqia, Irani, Bangladeshi, Malajzia, Hong Kong, e të tjera.
Gjatë qëndrimit në Austri, kryetarja Mimoza Kusari – Lila është pritur edhe nga Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Shkëlqesia e tij Heinz Fischer, në Pallatin Imperial në Vjenë, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë, ndërsa nuk ka munguar edhe shkëmbimi i dhuratave, me simbolet e dy vendeve përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img