20,04,2024

DASH: Shqipëria destiancion i trafikimit

Must Read
DASH

Raporti ngre problemin e fëmijëve të komunitetit rom e egjiptian që shfrytëzohen si lypës apo në forma të tjera pune të detyruar, si dhe problemin e grave e vajzave që shfrytëzohen seksualisht, pasi martohen me shkesëri në Shqipëri ose jashtë vendit.

Korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta në personelin policor, sipas raportit, e bëjnë joefikase punën e forcave të rendit kundër problemit. Problemet që vazhdojnë e bëjnë të pamundur që Shqipëria të përmbushë standardet minimale për t’u klasifikuar si vend që ka eliminuar trafikun, por raporti vlerëson se po bëhen përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim.

Autoritetet kanë përmirësuar reagimin e forcave të rendit duke shpallur fajtorë më shumë trafikantë se në 2014, ndër të cilët edhe individë që detyronin fëmijët të punonin si lypës.

Raporti thekson edhe problemin e mosidentifikimit të personave të shfrytëzua r si viktima të trafikimit, por thjesht si çështje të lidhura me “shfrytëzim prostitucioni”, duke e bërë situatën e viktimave më të vështirë si gjatë procesit të hetimeve, ashtu edhe më pas në akordimin e mbështetjes.

DASH vëren se autoritetet shqiptare kanë vazhduar praktikën e hetimit dhe ndëshkimit të viktimave për akte penale që janë kryer gjatë kohës që ishin të trafikuar, megjithëse ligji i mbron viktimat nga ndjekja penale.

Raporti nënvizon se plani i veprimit 2014-2017 nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Departamenti i Shtetit rekomandon në raportin e tij që Shqipëria të ndalë ndëshkimet ndaj viktimave, për akte që janë kryer gjatë periudhës që ishin të shfrytëzuar nga trafikantë; të rrisë fondet e OJQ-ve për strehat e viktimave, të përmirësojë mbështetjen mjekësore, psikologjike dhe të riintegrimit për viktimat në streha.

The post DASH: Shqipëria destiancion i trafikimit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img