20,04,2024

Çollaku, zyrtarëve të lartë të BE-së: Presim që sa më të shpejtë të marrim rekomandimin pozitiv për vizat

Must Read

collaku-hahn-e1460553432811-780x439

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, gjatë vizitës së tij zyrtare në Strasburg, ka zhvilluar takime të ndara sot me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe zëvendëspresidenten e Parlamentin Evropian (PE) njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, temë diskutimi e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës dhe në veçanti përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Gjatë takimeve ministri Çollaku nënvizoi se institucionet e Kosovës kanë përmbushur obligimet e përcaktuara për heqjen e vizave dhe se tani janë në pritje të një vendimi meritor nga ana e Institucioneve të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës presin që në afat sa më të shpejtë të marrin rekomandimin pozitiv në mënyrë që sa më shpejtë të udhëtojnë pa viza në shtetet e Zonës Schengen. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë në këtë proces dhe fal tij kemi arritur një sërë reformash të dobishme për vendin tonë. Megjithatë tani është koha që të prekim rezultatin final që do të vendoste vendin në pozite të njëjtë me të gjitha vendet fqinje dhe më gjerë. Bazuar në punën e bërë jam i bindur që liberalizimi është shumë afër dhe tanimë është çështje që do të përmbyllet brenda pak muajsh”, citohet të ketë thënë ministri Çollaku.

Bëhet gjithashtu e ditur se gjatë takimeve u diskutua edhe për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Bashkëbiseduesit vlerësuan përpjekjet e përbashkëta të cilat sollën në nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të MSA-së duke nënvizuar nevojën e zbatimit të obligimeve dhe reformave të parapara brenda afateve të përcaktuara”, përfundohet në njoftimin e Ministrisë së Integrimit Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img