24,04,2024

Ministria e Punës dhe Oda Amerikane, 60000 euro për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha

Must Read

13-prill-2016_MPMS_OEA

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë bërë të ditur se bashkërisht janë dakorduar për krijimin e një fondi prej 60,000 eurosh, në të cilin kanë kontribuar bashkërisht me nga 30,000 euro për ndërtimin e shtëpive për personat e pastrehë të cilët jetojnë në kushte të vështira financiare.

Drejtuesit e të dyja institucioneve, të mërkurën njoftuan se përzgjedhja e përfituesve dhe fillimi i ndërtimit të shtëpive do të ndodhin brenda një periudhe 30 ditore përmes një procesi të hapur.

“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale është mirënjohëse ndaj Odës Amerikane për një iniciativë të tillë, duke shprehur bindjen që përmes përdorimit sa më efikas të fondit do të synohet plotësimi i nevojave të disa familjeve brenda këtij viti, me shpresën që iniciativat e tilla të përbashkëta, ku kontribut të madh kanë dhënë vetë bizneset, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen,” ka thënë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Kurse, Arian Zeka, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka thënë se mbledhja e fondeve nga ana e Odës Amerikane, është bërë falë kontributit që kanë dhënë bizneset dhe miqtë e kësaj ode.

Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë kontribuar në mbledhjen e fondeve për ndërtimin e shtëpive janë: IPKO, Vala, NewCo Ferronikeli, Meridian Corporation, Coca Cola Hellenic, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Limak Kosovo, Banka NLB Prishtina, Elkos, HIB Petrol, Devolli Corporation, Mabetex, Z-Mobile, Railtrans, Recura Financials, Servisshped, Hymeri Kleemann, Alcatel Lucent, CEO, Vllesa-Co, ASDA, Boga & Associates dhe Gjirafa Inc.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img