Ferizaj

Cilësia e ujit në Han të Elezit alarmante


Publikuar më:


Përveç gjendjes së vështirësuar të furnizimit me ujë, mosmenaxhimi me sistemet e ujësjellësit, për banorët e komunës së Hanit të Elezit rezultojnë edhe me një rrezik tjetër, atë të kontaminimit të ujit.

Kjo bazuar në rezultatet e analizave në shumë pika të furnizimit me ujë në komunën e Hanit të Elezit. Teste të kryera nga Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës në sistemet e furnizimit nëpër shkolla,shtëpi të shëndetit, bizneset por edhe në ekonomit familjare nga të cilat janë marrë mostrat, rezultuan të kontaminuara dhe potencialisht të rrezikshme për përdorim.
Kjo ishte arsyeja që komunën e Hanit të Elezit ta viziton Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj Dr. Sulejman Topali.
Ai me këtë rast në bashkëbisedim me Kryetarin e Komunës Rufki Suma vlerësoi seriozitetin e gjendjes e cila mundë të vlerësohet edhe alarmante.
Sipas Dr.Sulejman Topalit komuna e Hanit të Elezit në disa raste ka qenë e goditur nga epidemi të ndryshme e cila si rrjedhojë ka pas pikërisht burimet e ujit.
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se për shumë vite jemi duke alarmuar mbi gjendjen ekzistuese të ujit, kemi trokitur në të gjitha dyert e institucioneve për të cilat kemi vlerësuar se mund të kontribuojnë në këtë drejtim por fatkeqësisht nuk kemi hasur në përkrahje. Çfarëdo që të ndodhë përgjegjësia do të na bie të gjithëve por më së shumti atyre që për gjithë këtë kohë nuk na mundësuan që ta trajtojmë këtë problem jetik për banorët e komunës së Hanit të Elezit.
Bëmë përpjekje që vet të menaxhojmë me ujin, qeveria na ndaloi si jo ligjore, na obliguan që të lidhim marrëveshje me Kompaninë Regjionale “Bifurkacioni” e cila do të merrte përsipër menaxhimin me ujë në komunën e Hanit të Elezit, e tash e një vit as edhe një hap nuk është marrë në këtë drejtim, tash së fund personalisht iu kam drejtuar Kryeministrit të Kosovë Isa Mustafës ku i kam shprehur të gjitha këto shqetësime, fatkeqësisht as prej tij as një përgjigjeje tha kryetari Suma.
Nuk na mbetet tjetër pos ti mbyllim shkollat, institucionet, bizneset.
Duke u bazuar në këto rrethana komuna e Hanit të Elezit dhe IKSHP-ja lidhen kontratë për kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit në komunën e Hanit tët Elezit dhe dakorduan që komuna të informohet në vazhdimësi mbi cilësinë e ujit.

To Top