23,04,2024

Busti i Hillary Clintonit vendoset në Sarandë

Must Read

 

Busti i ish -Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton u vendos sot në Bulevardin qëndror të qytetit të Sarandës. Pas një vendimi të marrë pak kohë më parë nga këshilli bashkisë vepra skulpturore u bë realitet nga skulptori Idriz Balani.”

Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”,tha gjatë një ceremonie kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë , njebusti i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël . Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Richard Hollbrook.

The post Busti i Hillary Clintonit vendoset në Sarandë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img