19,04,2024

Burri 46 vjeçari përndjek djaloshin 21 vjeçar nga Tirana duke i kërkuar seks

Must Read

Historia ka zënë fill në dhjetor të vitit 2014 kur M.C. ka pranuar një ftesë për miqësi në Facebook nga një profil i pavërtetë në dukje. Janë dashur disa muaj pasi kishin shkëmbyer biseda në Fb apo edhe komente “ këtu ke dalë bukur” apo “buzët i ke të bukura” në fotot e të riut që ai të mësonte se personi me të cilin fliste ishte një 46-vjeçar.

Gati katër muaj më vonë ata janë takuar disa herë për kafe apo dreka ku gjatë shoqërimit për në shtëpi, 46-vjeçari ka tentuar ta prekë në vende intime të riun. Sipas kallëzimit të M.C., i pandehuri Arben G. i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale. Refuzimi i të riut nuk është pritur mirë nga i pandehuri, që e ka ndjekur atë për ditë me radhë, ka tentuar t’i futet ën banesë apo edhe e ka kërcënuar përmes adresave anonime në Facebook.

Pas kallëzimit të parë të të riut, 46-vjeçari është lënë në arrest shtëpie por e ka thyer të paktën tre herë këtë masë sigurie duke përndjekur të riun. I pandehuri ka filluar ta ndjekjë kallëzuesin nga mbrapa, i ka dalë para në rrugë kur dilte nga palestra, kur kthehej në shtëpi, kur ishte në kafe dhe në të gjitha vendet. Në ditët në vijim, student e ka parë të pandehurin në afërsi të banesës së tij si dhe dëmtimet që i ka shkaktuar në derën e banesës./Panorama

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img