29,03,2024

Bisedimet për lehtësimin e borxheve të Greqisë mund të nisin këtë muaj

Must Read

 

Përfaqësuesit e huadhënësve të Greqisë do të ri-nisin nga e hëna bisedimet me qeverinë greke, për problemet e kredive, sistemin bankar, pensionet dhe reformat e tatimit mbi të ardhurat.

Bisedimet mbi këto reforma janë zvarritur për muaj, meqë janë politikisht shumë të vështira për qeverinë e krahut të majtë të Aleksis Cipras.

Megjithatë, këto masa janë vendimtare për Greqinë për të arritur një suficit primar të madh në vitin 2018, kur huadhënësit shpresojnë se ajo do të jetë në gjendje për të menaxhuar financat e veta dhe të marrë hua nga tregu me ritme të qëndrueshme.

Pa një marrëveshje mbi masat, Athina nuk mund të marrë këstin e ardhshëm të kredive nga fondi i shpëtimit të eurozonës. Ajo ka nevojë për të holla, për të paguar 3.5 miliardë euro borxh në FMN dhe në Bankën Qendrore Evropiane, në korrik.

Marrëveshja është edhe kusht për fillimi n e bisedimeve për lehtësimin e borxheve.

The post Bisedimet për lehtësimin e borxheve të Greqisë mund të nisin këtë muaj appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img