16,04,2024

Berisha: Rama shkeli marrëveshjen

Must Read

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk e do reformën në drejtësi.

“Reformën po e bllokojnë veshëgjatët. Tek qytetarët s’ka neglur njeri që nuk e di. Kam keqardhje sepse mendoj se është bërë një punë e jashtëzakonshme”, ka thënë Berisha.

Edhe pse është shprehur optimist për miratimin e saj, Berisha ka preferuar të mos paragjykojë rezultatin, me argumentin se negociatat janë ende në zhvillim.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ish-kryeministri ka theksuar se, ishte Rama që në minutat e fundit shkeli marrëveshjen e xhentëllmenëve.

“Kishte një marrëveshje xhentëllmenësh, por pala tjetër thotë jo. E mohon marrëveshjen. Është një keqardhje e madhe që ajo shkelmohet. Tani po mundohemi të gjejmë zgjidhje të tjera me vetëm një kusht, të mos ketë kapje”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, mosprania e Ramës në tryezën e negociatave tregon se, “ai është i dëshpëruar dhe se s’ka nerva për negociata”. “Kushte të reja nga opozita nuk ka, ka vetëm moskapje”, ka vijuar Berisha.

Ai ka mohuar votimin e reformës në mënyrë individuale. “Asnjë nga deputetët e PD nuk do ta votojë në mënyrë individuale”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img