Uncategorized

Belgjika tronditë Shqipërinë, e heqë nga lista e vendeve të sigurta të origjinës


Publikuar më:


Këshilli i Shtetit në Belgjikë ka vendosur që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta të origjinës për refugjatët, duke rrëzuar dekretin mbretëror të 11 majit 2015.

Vendimi është marrë në datën 23 qershor, pas një padie të depozituar nga 3 organizata joqeveritare, të cilat duke marrë raste konkrete të refuzimit të azilit apo pranimit të tij për shtetas që vijnë nga Shqipëria, theksojnë se vendi ynë nuk është një vend origjine i sigurt, pasi në disa raste azilantët vijnë për shkaqe gjakmarrjeje, i cili konsiderohet problem, apo për diskriminim lidhur me prirjet e tyre seksuale.

Por për Partinë Demokratike, ky zhvillim vjen për të tjera arsye.

“Asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk mund të pranojë si të sigurt, një vend ku trafikantë droge, tutorë prostitucioni e përdhunues bëhen deputetë, kryetarë bashkish, e drejtues të lartë të administratës dhe Policisë së Shtetit. Asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk mund të pranojë si të sigurt, një vend ku në një pikë të rëndësishme të sigurisë kombëtare si aeroporti, grabiten me armë miliona euro, ku policia refuzon të bëjë detyrën dhe pastaj gënjen, ndërsa kryeministri hesht, ndonëse njerëzit e tij më të ngushtë si Eno Bushi, avokati i tij, janë aksionerë të firmës së sigurisë. Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta mund të sjellë ndëshkim të qytetarëve shqiptarë, mund të verë në lëvizje mekanizmin e rikthimit të vizave, e kjo për fajin e një personi”, tha Ristani.

Tashmë mbetet për të parë nëse vendimi i Këshillit të Shtetit, i cili është një gjykatë që merret me vendime administrative të qeverisë, do të zbatohet nga Qeveria e Belgjikës, duke e hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta të origjinës.

.

Comments
To Top