Uncategorized

BE-ja kërkon zbatimin e menjëhershëm të reformës në drejtësi


Publikuar më:


BE- bënë thirrje për zbatim të reformës

BE-ja konsideron se reforma në drejtësi ka do jetë një kontribut i madh në rrugën për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Deklarata e plotë e BE-së:

Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një refomë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.

Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standartet evropiane.

.

Comments
To Top