23,04,2024

BBC: Sfida gjigante e Thaçit për të qenë President unifikues

Must Read

thaci-2

Gjiganti mediatik botëror BBC i ka kushtuar një shkrim inaugurimit të Hashim Thaçit President i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Hera e fundit, shkruan BBC, kur Kosova kishte zgjedhur një President në vitin 2011, shumë njerëz e kishin parë vetën duke kërkuar nëpër internet për të marrë vesh më shumë se kush ishte njeriu që tash e tutje do ta quanin President/e.

Një zyrtare e lartë në hierarkinë e Policisë së Kosovës, por e pa njohur për publikun e gjerë, Atifete Jahjaga, ishte zgjedhur si një person konsensual për ta tejkaluar krizën politike në vend.

Për dallim prej saj, Presidenti i ri, Hashim Thaçi, nuk ka nevojë për prezantim në Kosovë. Ai tash e sa kohë ka qenë fikura kryesore politike në vend.

Në vitet e 90-ta a ishte lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi, në një intervistë për BBC-në, ka thënë se ai ka mirëpritur Tribunalin e Hagës që të bëjë hetimet e nevojshme, dhe pastaj personalisht ka udhëhequr procesin për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Sepse ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Është një situatë kur duhet të ballafaqohemi me të kaluarën dhe të lëvizim përpara, dhe po ashtu një mundësi për të shpjeguar dhe sqaruar se lufta ishte e pastër”, ka thënë Thaçi.

Në këtë intervistë për BBC-në, Thaçi ka thënë se ishte përkushtim i tij që të përballje me problemet më të mëdha që kishte vendi.

“Edhe tash fokusi im do të jetë në zbatimin e ligjit, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Krahë këtyre qëllimeve Thaçi ka pohuar se synime të tij janë edhe anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Europian dhe NATO.

Por historia flet kundër Thaçit, shkruan BBC, derisa kundër tij ka shumë zëra kritik.

Dhe zërat kundër janë shtuar shumë kohëve të fundit – po ashtu opozita vazhdimisht ka hedhur gaz lotsjellës në Parlament në protestat e tyre kundër marrëveshjeve për Asociacionin me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

 

Thaçi – “një kryeministër i dështuar”

Besa Shahini, analiste politike ka thënë për BBC-në se “është shumë problematike që Kosova tash do ta ketë President një njëri që ka dështuar si kryeministër”.

Shahni thotë se “Thaçi tashmë nuk ka shumë kompetenca ekzekutive, por ato janë më të mëdha në prezantimin e Kosovës jashtë vendit”.

 

Gazi lotsjellës

Opozita e Kosovës kanë thënë se do të vazhdojnë ta bëjë jetën parlamentare të papërshtatshme derisa nuk ka tërheqje nga marrëveshjet me Serbinë dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Gazi lotsjellës i ka kthjellur gjërat në Kosovë, tani secili mund të shohë më mirë”, ka thënë Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai beson se Presidenti i ri është pjesë e një elite autokritke politike.

“Ndarja e pushteteve në Kosovë nuk ekziston fare; drejtësia, ekzekutivi e legjislativi janë të gjitha të përziera. Ne na duhet një Republikë e re. Momenti në të cilin gjendemi tani, është i palogjikshëm”.

Hashim Thaçi nuk pajtohet. Thotë se Kosova është “një vend normal”. Ai premton se do të jetë President I të gjithëve dhe do të dal mbi partitë. Ai shpreson se do ta ketë pozicionin e një unifikues në skenën politike.

“Do të bëjë më të mirën time që të bashkëpunojë më të gjithë dhe në interes të Kosovës”.

Për një njeri si Hashim Thaçi kjo duket një sfidë shumë e vështirë dhe përkundër Jahjagës, ai nuk është një kandidat konsensual, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img