Lajme

Basha takon Metën, kreu i LSI-së: Nuk ikim nga Kuvendi pa e votuar


Publikuar më:


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta deklaroi se PD është gati të votojë reformën në enjten nëse merren parasysh dy propozimet e saj. Basha theksoi se Rama po shkatërron konsensusin dhe miratimin e reformës.

“Kjo është një përpjekje ogurzezë e Edi Ramës për të shkatërruar konsensusin. Sot së pari dua të falenderoj kryetarin e Kuvendit Metën për rolin konstruktiv, përmes insistimit të tij kanë dalë qartë petët e lakrorit kush e do dhe kush nuk e do reformën.

PD i ka gati votat për të votuar në parim draftin kushtetues dhe më pas nen për nen dhe gjithë paketën. Dy çështjet që u rikthyen nëse nuk zgjidhen sot, i kam bërë thirrje Metës që ta zgjidhim bashkë në Bruksel”, deklaroi Basha.

Meta: Kuvendi nuk mbyllet të enjten pa votuar reformën

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pohuar se palët politike janë afër marrëveshjes për të votuar të enjten në Parlament reformën në drejtësi. Kreu i LSI-së përsëriti edhe një herë se reforma duhet bërë me konsensus vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Reforma do të votohet, ka vetëm një plan, nuk ka asnjë plan, B dhe C: pPlani është me konsensus sipas Venecias siç ka thënë komisioneri Hahn. Jemi afër marrëveshjes. Falënderoj Ramën e Bashën, pavarëisht nga retorikat pas takimeve”.

Më pas Meta premtoi se të enjten e datës 21 korrik, deputetët nuk do t dalin nga salla e Parlamentit pa votuar reformën në drejtësi.

“Dua t’u siguroj që Kuvendi do të nisë me këtë çështje madhore dhe dua të siguroj Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar, se pavarësisht nga retorikat e zhurmave mediatike, Shqipëra do të hedhë një hap madhor në dekadat që vijnë në drejtim të pushtetit ligjor vetëm mes konsensusit dhe sipas Venecias, – tha Meta. – Nuk mundet të luftohet korrupsioni as me korrupsion e as me krim të organizuar. Kuvendi nuk do të mbarojë të enjten, deri sa të votohet kjo reformë sipas Venecias, që do të hedhë para një hap historik për të ardhmen e vendit”.

Comments
To Top