04,12,2024

Basha: Rama të reflektojë, gati ta votojmë draftin në parim

Must Read

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpjeguar me detaje kërkesat e Partisë Demokratike për çështjet e mbetura pezull për votimin e reformës në drejtësi.

Basha u përpoq të sqarojë se përfaqësuesit demokratë kanë propozuar disa kërkesa për operacionin ndërkombëtar të monitorimit. Por në fillim ai akuzoi kryeministrin si jo të besueshëm për ato që kishte deklaruar pak më herët.

Kreu i opozitës pohoi se ekspertët po finalizojnë draftin e 7 ligjeve, duke u shprehur i gatshëm të pranojë pozitivisht ftesën e Ramës për vazhdimin e bisedimeve. “PD deklaron votën e plotë të grupit të saj për draftin e plotë kushtetues të reformës në drejtësi vetëm nëse ka konsensus. E ftoj Ramën të rinisim negociata. Jemi gati ta përmbyllim këtë proces. Të rikthehet konsensusi dhe të votojmë reformën”.

“Deklarata e Ramës nuk besohet apriori. Iu rikthye konfliktualitetit dhe anatemimit të kundërshtarit politik. Ndërkohë që takimi me Metën ishte konstruktiv, pasi Rama nuk reflektoi për hapin e hedhur. Pas takimit me Metën u ra dakord për zgjidhje. Kemi kërkuar gjithëpërfshirje dhe jo përjashtim. Rama bëri shfaqje në Pallatin e Brigadave me ato që tha”.

Basha sqaroi se PD i është referuar nenit 123 të Kushtetutës që autorizon ndërkombëtarët të bëjnë monitorimin e përzgjedhjes së sistemit të drejtësisë.

“Për dy çështjet pezull iu referuam nenit 123. Lista do t’i dërgohet komisionit ‘ad hoc’. Kemi kërkuar 3 lista për pastërtinë e kandidatëve. Kërkuam të ketë listë ‘të zezë’ për kandiatët e dyshuar. Mazhoranca kërkon t’i japë vëzhguesve ndërkombëtarë rolin e zëdhënësit politik, pa pasur fakte ndaj askujt. Kjo ishte pika e parë që ne nuk ramë dakord”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img