30,04,2024

Meta: Më 21 korrik diskutojmë reformën në drejtësi, nuk mbyllet seanca pa e votuar

Must Read

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në një konferencë për shtyp bëri me dije se është futur në punimet e seancës së të enjtes projektligji për reformën në drejtësi. Meta u shpreh se seanca e datës 21 korrik do të jetë solemne dhe duhet t’i japë vendit dhe qytetarëve dinjitetin e duhur para BE, NATO, para SHBA dhe gjithë partnerëve të tjerë.

“Nuk mund të rri pa ndarë me ju dhe qytetarët këtë moment të rëndësishëm në prag të një seance, e cila do të jetë solemne dhe do t”i japë vendit dhe qytetarëve dinjitetin e duhur para BE, NATO, para SHBA dhe gjithë partnerëve të tjerë.

Përshëndes frymën konstruktive dhe bashkëpunuese të dy partive politike kryesore në këtë fazë. Në zbatim të rregullores së Kuvendit, sapo ka miratuar rendin e ditës për seancën plenare të datës 21 korrik, ku projektligji për reformën në drejtësi do të jetë çështja e parë dhe kryesore e punimeve. Kjo është seanca më e rëndësishme që nga dita kur u votua kushtetua e Republikës sonë.

E ftoj këtë tryezë, pavarësisht nga lodhja, të vazhdojë punën dhe ajo që unë kërkoj si kryetar i Kuvendit është që diskutimet t’i bëjnë të hapura për mediat, qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Deputetë të enjten, në orën 10 opinioni publik ka nevojë të vihet në dijeni për përmbajtje. Kjo seancë nuk do të përmbyllet pa miratuar këtë kushtetutë të re. Do ta kthejmë ditën e enjte një ditë suksesi kombëtar dhe në shërbim të progresit në procesin e integrimit”, tha Meta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img