24,04,2024

Basha takohet me Nuland: Drejtësi vetëm me konsensus politik

Must Read
Nuland-Basha

Basha shoqërohej në takim edhe nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi, ndërsa Nuland nga ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu.

Në një prononcim për mediat pas takimit me sekretaren Amerikane të Shtetit, Basha u shpreh i bindur se e vetmja rrugë për të ecur përpara me reformën në drejtësi është vetëm konsensusi politik. Ai theksoi edhe një herë çështjen e vetme që ka mbetur për të arritur kompromisin, që ka të bëjë me rekomandimin 88 të Komisionit të Venezias.

“PD ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Zbatimin në mënyrë të plotë të rekomandimit 88 dhe ka bërë 3 propozime; I pari ai i vendeve të rezervuara, i dyti i listave alternative dhe propozimin tonë të tretë i bërë publik të premten. Jemi të bindur se kjo reformë do të mund të miratohet vetëm me konsensus politik mes palëve. Ndaj PD ka lëvizuar nga pozicionet e mëparshme, por ka mbetur e palëkundur nga rekomandimi 88. Jemi të hapur, ftojmë palën tjetër. Kjo reformë mund dhe do të kalojë vetëm me konsensus politik. Rrugë tjetër nuk ka”, tha Basha.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img