24,04,2024

Barcelona – Real Madrid, statistikat e përballjeve në ‘El Clasico’

Must Read

elclasico1

Real Madridi është mundur në fazën e parë në El Clasico, me rezultat 4-0 dhe këtë radhë do të kërkojë të mbështetet tek historia për të siguruar hakmarrjen.

Në totalin prej 230 takimesh mes tyre zyrtare, dy gjigantët e futbollit spanjoll kanë dhuruar gjithnjë spektakël dhe emocione dhe më së shumti deri është dominuar nga Real Madridi.

Los Blancos e kanë fituar derbin spanjoll plot 92 herë përballë rivalit të tyre historik dhe kjo është një shifër pozitive që mund të motivojë më shumë madrilenët për të fituar në “Camp Nou”. Barcelona ka fituar dy herë më pak në 90 ndeshje.

48 ndeshje kanë mbaruar baras.
Barça nuk do i hedh sytë aspak nga historia, pasi aktualisht gëzon një sulm të frikshëm që në “Camp Nou” nuk njeh asnjë kundërshtar.

Sa për kuriozitet, në vitin 1943, Real Madridi në fushën e tij e ka shkatërruar 11-1 Barcelonën, por ato kohë tashmë kanë mbetur në dollapin e historisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img