26,04,2024

Banorët e Paldenicës protestojnë pas bllokimit të rrugës Kaçanik – Hani i Elezit

Must Read

Të revoltuar me bllokimin e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, banorë të fshatit Paldenicë dhe rrethinë kanë bllokuar rrugën alternative, si dhe për disa minuta edhe punën që po bëhet në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas banorëve, ky është vetëm një paralajmërim, duke shtuar se me gjithë këto punime, po u vështirësohet jetesa në këtë komunë dhe askush nuk po merr përgjegjësi për dëmtimin e rrugëve të fshatrave, raporton KTV.

Protestuesit thonë se Qeveria është vënë në shërbim të kompanisë “Bechtel-Enka”.


Protestuesve u është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Suma ka thënë se për bllokimin e rrugës janë njoftuar nga mediat pasi, sipas tij, nuk ka komunikim ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe kësaj komune.

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar se rruga do të vazhdojë të mbyllet pjesërisht deri më 22 shkurt, shkaku i ndërtimit të urës.

Kurse, ende nuk është e qartë edhe sa kohë do të marrë ndërtim i kësaj ure, derisa zëdhënësja e kompanisë “Bechtel –Enka”, nuk ka qenë e qasshme gjatë ditës për të folur për këtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img