08,05,2024

Këto janë pagat e udhëheqësve të SBASHK-ut

Must Read
Ka vite që është në krye të sindikatës së arsimit. Dhe në këtë cilësi, kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i priu grevës së mësimdhënësve me kërkesën për rritje te pagave.

Por, i pari i Sindikatës së Arsimit, nuk e ka fort problem çështjen e rrogës së tij. Sipas një dokumenti të publikuar ne vitin 2014 është pare se pagat  e SBASHK janë të mëdha.

Paga e krye sindikalistit kap shifrën  1, 600 euro.

I kontaktuar nga T7, Jasharaj ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë që nga publikimi i listës së pagave.

Në këtë rast, ai ka treguar se paga e tij është sa e dy mësimdhënësve por ajo rritet nga beneficionet që merr.

Ndërkohë nënkryetaret e SBASHK paguhen rreth një mijë euro, derisa shifra e pagës së punonjësve në administratë arrin deri në 900 euro.

Mirëpo nënkryetarja e Sindikatës Vjollca Shala, tregoi për T7 nr. e saktë te anëtarëve në  SBASHK dhe mohoi qe ato paga  janë të larta.

Në bazë të llogaritjeve, pagat e udhëheqësve të SBASHKU’t po del se nuk janë shumë të ulëta, madje hyjnë në nivelin e pagave të larta.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img