24,04,2024

Azem Syla: Nuk jam në listën e uzurpatorëve

Must Read

azem-syla345-780x439

Ish-komandanti i UÇK-së, tani deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Azem Syla, përmes një deklarate publike ka bërë të ditur se ai nuk është në listën e uzurpatorëve.

Deklarata e deputetit Azem Syla:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nëpërmjet kësaj deklarate publike, dëshiroj që të sqaroj shkrimet e fundit të cilat janë bërë me datën 09.04.2016 nga disa media të caktuara për kinse padinë e ngritur nga Ndërmarrja Publike Banesore ndaj disa personave për uzurpim të pronave e që padrejtësisht në këtë listë është përmendur edhe emri im. Pas këtij shkrimi, personalisht jam interesuar dhe kam sqaruar këtë situatë, e cila për epliog ka pasur vetëm dëmtimin e emrit tim në këtë proces.

Pas të gjitha verifikimeve të bëra është vërtetuar që personi me emrin dhe mbiemrin Azem Syla, është një person krejt tjetër me vendbanim, vendlindje dhe numër personal tjetër dhe absolutisht ai person nuk ka të bejë me mua ashtu siç është proklamuar në disa media.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë që emri im përdoret në forma të tilla të padrejta të cilat kanë për qëllim dëmtimin e personalitetit tim, familjes dhe miqëve të mi.

Falenderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëluftëtarët e mi, të cilët më kanë mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi edhe përkundër të gjitha këtyre shpifjeve dhe akuzave të pabaza në të gjitha proceset deri më tani, dhe i siguroj të gjithë që puna dhe përkushtmi im do të vazhdoj për krijimin e lirisë së shprehjes, respektimin e rendit dhe ligjit, ndërtimin e shtetit ligjor, që për të gjitha këto unë se bashku me bashkëluftëtaret e mi kemi sakrifikuar për lirinë e këtij vendi .

Ju falenderoj për mirëkuptimin!

Me respekt,
Azem Syla

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img