16,07,2025

Nesër vazhdojnë protestat kundër Ivanovit

Must Read

Protesta-njerez-ne-Shkup-780x439

Lëvizja Qytetare “Protestoj” e cila prej 5 ditësh ka organizuar protesta në të cilat qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij që të fal politikanët të dyshuar për vepra penale, sot nuk do të organizojë protesta.
Protestën e radhës kjo lëvizje e ka caktuar për ditën e nesërme, me fillim në ora 18:00, kurse lokacioni se ku do të tubohen protestuesit do të shpaloset nesër.
Përveç dorëheqjes së Ivanovit nga Lëvizja “Protestoj” kërkojnë edhe tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve kriminel siç i quajnë ata, formimin e një qeverie ekspertësh dhe implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i Pribes me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Megjithatë protesta do të mbahen qytete të tjera përfshi në Veles.

Ndërkohë kundër vendimit të Ivanovit sot një numër i maqedonasve ka protestuar në New York, kurse është paralajmëruar edhe një protestë tjetër para Ambasadës së Maqedonisë në Uashington./Alsat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img