29,03,2024

Avokati i Popullit: 3 padi për maltretimin e grupit të Kumanovës

Must Read

amnesty-international-t-euml-arrestuarit-nga-grupi-i-kumanov-euml-s-jan-euml-rrahur-n-euml-burgje-foto_hd

Avokati i popullit i Maqedonisë Ixhet Mmeti është i informuar mbi trajtimin e të paraburgosurve për rastin e Kumanovës. Për televizionin nga Shkupi Shenja, Memeti shpjegoi se që nga fillimi deri më tani, në bazë të fakteve ka proceduar 3 padi penale për policët. Memeti thotë se do të jetë i gatshëm të hetojë dhe procedojë edhe padi të tjera ndaj maltretuesve të grupit të Kumanovës.

“Institucioni Avokati i Popullit, pas grumbullimit të dëshmive, ka proceduar 3 padi. Për 1 prej tyre kam marrë përgjigje. Ndonëse unë kisha grumbulluar prova, Prokuroria më është përgjigjur se nuk ka proceduar lëndë. 2 procedurat tjera janë në rrjedha, por duhet të potencoj se derisa prokuroria ka qasje të tillë, unë nuk kam çfarë të bëj më tepër. Konsideroj se Prokuroria e di saktë se kush janë policët që kanë keqtrajtuar të akuzuarit për rastin e Kumanovës”, ka thënë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Ai shton se edhe në raportin e fundit vjetor, ka vendosur theks të veçantë në sferën e kushteve nëpër burgje, trajtimin e të burgosurve nga ekipet mjekësore dhe brutalitetin policorë. Për të gjitha këto, në raportin vjetorë të Avokatit të Popullit për vitin 2015 thuhet se ka indikacione për brutalitet policorë dhe se kushtet nuk janë përmirësuar, por përkundrazi, janë përkeqësuar. Sipas Memetit, ashtu siç edhe paralajmëruan avokatët mbrojtës të grupit të Kumanovës, të akuzuarit kanë të drejtë mos pjesëmarrje në seanca gjyqësore, nëse konstatohet gjendja e rëndë psiko-fizike.

Pas seancës së fundit të grupit të Kumanovës, avokatët mbrojtës denoncuan keqpërdorime dhe maltretime të të akuzuarve. Ata paralajmëruan që klientët e tyre nuk përjashtojnë mundësinë e mos pjesëmarrjes në seanca gjyqësore për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre. Sipas tyre, keqtrajtim më të madh kanë të paraburgosurt në burgun e Manastirit edhe atë më së tepërmi gjatë transportit tek sa sillen në gjykatë dhe kthehen në qeli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img