22,03,2025

Kontrabandimi i hidrocentraleve

Must Read

qeveria_5947

Pesë ministrat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në tetorin e vitit 2012, e kishin ngritur dorën për të miratuar shitjen e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut për 26.3 milionë euro. Në këtë shitje të aseteve publike janë kontrabanduar hidrocentrale të vogla për të cilat ministrat thonë të mos kenë pasur njohuri se janë aty.

Në listën e aseteve që i janë bartur konsorciumit “Calik & Limak” ishin “përvjedhur” katër hidrocentrale, me një kapacitet të instaluar prej 14 megavatëve. Në to, në 6 vjetët e fundit, janë investuar rreth 15 milionë euro. Kostoja e ndërtimit të një megavati shkon deri në 2 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nuk dihet sa është vlera e tregut e hidrocentraleve, por nëse merret një mesatare e mjeteve të investuara në këto hidrocentrale dhe kostos së ndërtimit të tyre të reja del që kanë një vlerë rreth 20 milionë euro.

Prokuroria e Kosovës nuk ka përgjigje kur është pyetur nëse kontrabandimi i këtyre milionëve dhe i pasurisë natyrore të Kosovës tek kompania turke do të trajtohej si vepër penale dhe nëse do të kërkohet përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img