19,04,2024

Athina refuzon propozimin e zyrës së OSBE-së në Shkup

Must Read
Matthew Nimetz

Bashkëpunëtori i TV Art në Athinë, Robert Goro, njofton se propozimi u dërgua para ngjarjeve të së dielës së kaluar në Idomeni, kur qindra refugjatë tentuan të kalonin kufirin dhe policia maqedonase u përgjigj, sipas Athinës, me dhunë të papranueshme.

Propozimi i OSBE ishte që të krijohej një zyrë, sipas modelit të pikave të kontaktit (contact ponits), që funksionojnë në kufijtë e Maqedonisë me Serbinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Sipas gazetës To Vima, mbërritja e kësaj letra shkaktoi shqetësim në ministrinë e jashtme greke. Dhe kjo sepse, krijimi i një zyre të tillë bashkëpunuese me Maqedoninë, do të kërkonte ratifikim nga parlamenti në Athinë, çka ishte një lëvizje me risk shumë të madh politik në rrethanat aktuale që po kalon qeveria greke. Prandaj ministri së rendit iu rekomandua që ta refuzonte propozimin, ashtu sikurse dhe u bë.

Gjithsesi, kjo çështje mendohet se do të dalë sërish në rend të ditës, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të rajonit, më 21 dhe 22 prill në Selanik.

Sipas shtypit grek, ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Poposki iu përgjigj pozitivisht ftesës së homologut grek për organizimin e këtij takimi, me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm e të brendshëm nga Greqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria. Në takim do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal për krizën e refugjatëve.

Nëse Popski do të ketë edhe takim kokë më kokë me ministrin e jashtëm grek, Kotzias, nuk përjashtohet që çështja e zyrës ndërkufitare të diskutohet edhe aty. Dhe t’i përcillet për më tej takimit dypalësh në kuadër të konsultimeve për masat e krijimit të besimit, raundi i radhës i të cilave do të mbahet në Shkup, më 25 prill, siç njoftohet.

Ndërkohë, ministri i jashtëm grek u takua të dielën pasdite në Athinë, me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm për çështjen e emrit, Matthew Nimetz.

Në një njoftim tepër të shkurtër të ministrisë së jashtme greke vihet në dukje se zoti Nimetz u informua mbi mendimet e Athinës dhe për progresin në masat e krijimit të besimit, ndërsa negociatori informoi ministrin e jashtëm mbi lëvizjet që ka bërë në kuadër të mandatit të tij, – njofton TV Art.

The post Athina refuzon propozimin e zyrës së OSBE-së në Shkup appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img