25,04,2024

Arrestohet egjiptiani që mori peng anijen e peshkimit me shqiptarë (Video)

Must Read

Mësohet se marina ushtarake në Egjipt kreu arrestimin pranë banesës së tij në Alesandri.

Nuk dihet ende fati i dy peshkatarëve shqiptarë, Luan Mema dhe Dhimitër  Malja ndërsa dosja është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, sot në mëngjes u mësua se u gjet në Egjipt anija shqiptare “Çelepia2”. Autoritetet egjiptianë e kishin gjetur anijen shqiptare të zhdukur prej 21 qershorit gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, 27 qershor 2016, në brigjet e Aleksandrisë.  Por nuk kishte asnjë gjurmë të pengjeve të peshkatarit egjiptian, pasi brenda bordit të anijes ishin gjetur vetëm tre persona me kombësi egjiptiane.

Sot në mëngjes nuk dihej asgjë për vendndodhjen e rrëmbyesit egjiptian Adel Muhamed Salam dhe as të dy shqiptarëve të marrë peng.

Një ditë më parë, egjiptiani lëshoi kërcënimin e fundit ndaj pronarit të anijes.

Salam i la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt do të kërcënoi se do të djegë mjetin lundrues.

Por tashmë me gjetjen e anijes, hetimet janë përqendruar te fati i marinarëve të marrë peng.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HyYkFnsMxyo?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Arrestohet egjiptiani që mori peng anijen e peshkimit me shqiptarë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img