19,04,2024

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Ferizaj  

Must Read

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Stacionit policor të Ferizajt, dje  kanë arrestuar  dy persona të  dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje ”.

Ngjarja ka ndodhur me  21.09.2016 rreth orës 00:30 minuta në rrugën ,,12 Qershori” në Ferizaj, kur të dyshuarit,  B.G. (m/ sh/k  21 vjeç) dhe V.G.(m/sh/k 16 vjeç) kanë sulmuar fizikisht dy viktimat ,shtetase të Republikës së Shqipërisë,  ndryshe punëtore në një lokal, të cilat pas përfundimit të orarit të punës ishin duke shkuar në banesën e tyre,ku me këtë rast të dyshuarit me forcë kanë marrë çantat e krahut në të cilat viktimat kishin dokumentet personale dhe rreth 5.000   Euro dhe  pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor tek i dyshuari B.G. kanë gjetur dhe konfiskuar 2.750 euro si dhe një orë dore dhe një bateri të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit B.G.  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturit V.G. ndalim policor për 24 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img