Ferizaj

Ardian Peci dhe Qëndresa Ramadani fitues të minimaratones “Vrapojmë me policinë tonë”


Publikuar më:


Të shtunën në Ferizaj, është mbajtur minimaratona prej 4 kilometra të organizuar nga Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe organizatat joqeveritare. Në minimaratonë morri pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij.

Në kategorinë e seniorëve vendin i parë i takoi Ardian Pecit, vendi i dytë Jaret Hills nga kampi Bonstill dhe vendi i tretë i takoi Hajrush Kurteshit. Me mirënjohje këta seniorë i nderoi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

13413543_1188108894557265_1111020746176574330_n

Ne kategorinë e femrave seniore vendi i parë i takoi Qëndresa Ramdani, Marigona Vehadini dhe Diellza Xhokli.

Në kategorinë e veteranëve vendin e parë e morri Xhevdet Hasani, vendin e dytë Naim Foniqi dhe vendin e tretë Fitim Beka.
Ne kategorinë e veteranëve vendi i parë i takoi Nerimane Hashanit, vendi i dytë Ardiana Varvara.

Në kategorinë e juniorëve vendi i parë i takoi Ermir dhe Erlind Shbanit.

Fituesi i kësaj gare Ardian Peci nga Mitrovicë theksoi se njehet tejet i kënaqur që edhe në këtë minimaratonë doli triumfues. Ai tha se me vrapim merr pjesë në secilën maratonë që organizohet në Kosovës, por edhe në Shqipëri.

Edhe Qëndresa Ramadani fitues e kësaj gare është shprehur tejet e kënaqur me pjesëmarrjen e saj në këtë garë. Ajo tha se maratona në vrapim duhet të organizohen sa më shpesh në mënyrë që secili i ri të merr pjesë në këtë lloj sporti.

Në këtë minimaratonë ka marrë pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svaqa se bashku më drejtorë të drejtorive komunale. Ai ka falënderuar të gjithë organizatorët për këtë minimaratonë që po mbahet për herë të parë në qytetin e Ferizajt.

“Simbolikisht ne vrapojmë me policinë, por ne në të fakt dëshirojmë që përmes këtij aktiviteti të sensibilizojmë opinion tonë qytetarë që të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës, si një force e rëndësishme e sigurisë sepse vetëm duke rritur bashkëpunimin në rrisim edhe sigurinë e ndërsjellët”, tha kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, nënkolonel Gazmend Hoxha, është shprehur se ideja e policisë së Kosovës është që të rrisim bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve edhe përmes kësaj minimaratone.

“Po ashtu është çështja simbolike sepse parat e mbledhura nga kjo minimaratonë shkojnë për familjet e me nevojë në komunën e Ferizajt”, tha drejtori Hoxha.

Në këtë minimaratonë ishin mbi 400 pjesëmarrëse nga e gjitha Kosova

13406876_1188108704557284_6422427277431072805_n 13413562_1188108784557276_4978090251372791486_n 13434749_1188108794557275_3989617394251497226_n 13445522_1188108714557283_7676130617514772224_n

Comments
To Top