19,04,2024

Arabia Saudite, gati për fundin e epokës së naftës: Google, Apple e Microsoft mund të blihen si një “cikërrimë” nga ky fond marramendës arab (Video)

Must Read

oil4-780x439

Arabia Saudite është duke u përgatitur për fundin e epokës së naftës, duke krijuar një fond investimesh prej dy trilionë dollarëve, fond ky që do të jetë më i madhi në botë. Fondi i Investimeve Publike (PIF) iniciohet nga Princi Mohammad bin Salman Al Saud.

Arabia Saudite, si eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, këmbëngul se do të ngrijë prodhimin e naftës, nëse prodhuesit të tjerë të rëndësishëm – përfshirë Iranin – marrin masa të ngjashme, transmeton Telegrafi.

“Ajo që mbetet tani është për të shpërndarë investimet”, tha princi 30-vjeçar për Bloomberg, nga kompleksi mbretëror dhe kryeqyteti i Mbretërisë, Riadi. “Pra, brenda 20 viteve do të jemi ekonomi që nuk varet vetëm nga nafta”.

Për 80 vite, qëkur është zbuluar nafta në Arabinë Saudite, tash ky shtet ka plane tjera. Një nga hapat e parë do të jetë shitja e aksioneve në kompaninë Aramco që do ta transformojë gjigandin e naftës në një “konglomerat industrial”. Kjo do të ndodhë më 2017.

Nëse plani shkon si duhet, fondi do të jetë aq i madh sa që mund të blejë katër kompanitë më të mëdha në botë – Apple, Google, Microsoft dhe Berkshire Hathaway – e të mbesin ende shuma enorme të parave

“Ky do të jetë fondi më i madh në botë”, thotë princi. “Kjo shpejtë do të ndodh kur Aramco del në publik”.

“Nëse të gjitha shtetet pajtohen të ngrinë prodhimin e naftës, edhe ne jemi të gatshëm për këtë”, thekson ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img