26,04,2024

Aplikacioni që skanon lëkurën për të zbuluar kancerin

Must Read

A mund të zbuloni rrezikun nga kanceri i lëkurës përmes një fotoje? Aplikacioni i ri i smartfonëve analizon fotot e nishaneve dhe mat rrezikun që i kanoset çdo personi nga melanoma.

Kërkimi për simptomat mjekësore është një praktikë shumë e përhapur, por që shpesh i lë njerëzit me më shumë pyetje se përgjigje. Një aplikacion e ka thjeshtuar punën duke ofruar një diagnozë që vlerëson rrezikun për kancerin e lëkurës, i cili pretendon se mund të jetë 83 për qind i saktë.

Aplikacioni quhet SkinVision dhe përdor fotot e një personi mbi nishane të kapura përmes smartfonit për të vlerësuar rrezikun e melanomës ose kancerit të lëkurës, në përpjekje për të rritur zbulimin e hershëm

Aplikacioni përdor një algoritëm për të analizuar vendin ku ndodhet nishani bazuar në matje gjeometrike. Aplikacioni ofron një “matje të rrezikut” dhe rekomandim për nishanin, ku foto dhe analiza që jepet prej saj mund të dërgohet te doktori i një personi.

Drejtori i përgjithshëm i aplikacionit SkinVision, Dick Uyttewal, tha se ndërsa aplikacioni nuk zëvendëson vizitën te një mjek profesionist, ai i lejon përdoruesit të gjurmojnë vazhdimisht lëkurën e tyre në hapësirën midis takimeve te mjeku.

“Kontrolli i rregullt i nishaneve apo shenjave të tjera në trup, mund të sjellë një zbulim të hershëm dhe parandalim të melanomës dhe kancerit të lëkurës”, tha ai.

Të dhënat globale tregojnë se vetëm në Australi, dy nga tre persona diagnostikohen me kancer lëkure deri në moshën 70-vjeçare, ku sëmundja përllogaritet për 80 për qind të të gjitha diagnostikimeve të reja me kancer në vit.

Aplikacioni i lejon përdoruesit të zbulojnë nishanet kancerogjene në fazë të hershme, për të rritur kështu gjasat e trajtimit të suksesshëm. Kërkimi i ri nga këshilli i kancerit ka zbuluar se gjysma e djegieve nga dielli në moshë të rritur, merren gjatë punëve të shtëpisë, si kopshtaria, leximi apo punët e tjera.

Piknikët dhe zgarat në ambient të hapur janë gjithashtu vende ku mund të merren rreze dielli të rrezikshme për lëkurën. Plazhi dhe pishinat renditen më poshtë në listën e zonave të rrezikshme.

Aktivitetet e ujit janë shkak i 29 për qind të djegieve nga dielli te të rriturit, ndërsa ushtrimet sportive zënë 21 për qind të shkakut.

Djegiet nga dielli mund të mos marrin rëndësi të madhe, por në fakt shumë persona diagnostikohen me kancer prej këtij shkaku.

Rreth 95 deri në 99 për qind të kancerit të lëkurës shkaktohet prej ekspozimit në diell.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img