18,04,2024

Anëtari i kryesisë së NISMA-së akuzon Fatmir Limajn e Ramush Haradinaj për tradhëti ndaj elektoratit

Must Read

Fatmir-Limaj-680x365_c

Anëtari i Kryesisë së NISMA-së, Xhevat Bislmi ka akuzur dy liderët opozitar, Ramush Hardinajn dhe Fatmir Limajn se  po e tradhëtojnë anëtarsin e vet.

Ky ragimi i Bislmit erdhi pas lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj  dhe ai NISMA-së, Fatmir Limaj  i hoqën vijat e kuqe për koalicion të mundshmëm me çdo parti, përfshi këtu edhe parititë  LDK dhe PDK.

Ky është reagimi i plotë i Bislimit

KUR FERIDET E OPOZITES FAQE NDRROJNE

(Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj me deklarata pajtuese!…)
Shume thas do te mbusheshin me deklaratate, kumtesat, debatet, shkrimet dhe konferencat per medie kunder marreveshjeve qe koalicioni i Rashkes ka bere me Serbine dhe me Malin e Zi… Pas aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese per bashkesin-zajednicen e komunave serbe opozita e (pa)bashkuar me te drejte kerkonte me kembengulje doreheqjen ose rrezimin e qeverise me protesta e demonstrata… U organizuan dhe u mbajten demonstrata te fuqishme ne Prishtine dhe anembane Kosoves kunder marreveshjeve dhe kunder qeverise se Isa Hashimit. U derdhen shume nerva, energji, shpenzime dhe veprimtari nga veprimtaret, anetaret e simpatizantet e subjekteve opozitare. U mbrri nje entuziazem dhe nje shprese e papare ndonjehere per ndalimin e zbatimit te marreveshjeve dhe per ndryshimin e qeverisjes ne vendin tone. Pikerish ne kohen qe priteshin rezultatet e gjithe atij angazhimi dhe mobilizimi dikush u “lodhe”! Kete “lodhje” te tyre deri me sot u munduan ta mbeshtjellin me lloj-lloj ambalazhi per ta shitur te antaresia e tyre e deshpruar dhe e zhgenjyer me drejtuesit e tyre te papregjegjshem! Por, sot ia “hoqen peten lakrorit”!
Ramush Haradinaj i AAK-se po deklaron publikisht se “eshte gati te komunikoje me udheheqjen e re te PDK-se”!! Ndersa Fatmir Limaj i NISMA “socialdemokrate” per Kosoven po deklaron (sikur me u pas marre vesh me Ramushin…) se “per NISMA per Kosoven nuk ka vija te kuqe”!! Kjo i bie qe edhe NISMA eshte gati!! Keto deklrata pajtuese jane si shiu ne vapen e gushtit per koalicionin e Rashkes… Prandaj, me te drejte shume drejtuese, anetare, veprimtare, simpatizante e votuese te ketyre subjekteve “opozitare” po ndjehen te mashtruar dhe te tradhtuar…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img