27,07,2024

Aksioni i Policisë-Gjetja e Armëve në Shtime

Must Read

“Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” sjell aksionin e bastisjeve, arrestimeve dhe gjetjes së armëve në Shtime.

Në fillim pjesëtarët e policisë analizojnë në një mbledhje aksionin që planifikojnë dhe ndajnë detyrat që ai të shkojë sipas parashikimeve.

Cak i policisë janë tri lokacione në Komunën e Shtimes të cilat duhet të bastisen për armë ilegale me urdhër-kontroll të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjatë aksionit policia në orët e hershme të mëngjesit synon dhe ia arrin që të kërkuarit t’i zë në befasi. Në njërin nga lokacionet e  kërkuara arrestohet një person, edhe pse aty nuk zbulohen armë.

Personi tjetër arrestohet për armë mbajtje pa leje në vendin ku gjenden tri armë-dy pushkë gjuetie dhe një gjysmë-automatike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img