27,04,2024

Ambasadorët në Maqedoni, kërkojnë zgjidhje për krizën politike

Must Read

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ai i Britanisë së Madhe, Carls Gereth dhe i Holandës, Vouter Plomp, apeluan që politikanët të punojnë në kthimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe sundimit e ligjit në vend.

Ambasadori i BE –së, Aivo Orav, ka thënë se ende ka probleme serioze në Maqedoni me listën zgjedhore, lirinë e mediave dhe me vendimet e presidentit Ivanov për falje.

“Mendoj se liderët politik të vendit duhet të veprojnë shpejtë dhe në mënyrë konstruktive”, tha Orav.

Ndërsa ambasadori britanez, Carls Gereth ka thënë se urgjentisht duhet të arrihet marrëveshja që Maqedonia të dal nga “qorrsokaku” ku gjendet për momentin, raporton AM, transmeton KosovaPress.

Këto porosi vijnë kur në vend po qëndron i dërguari special i Gjermanisë, Johanes Hajndëll, i cili u takua me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe atë të SHBA-së.

The post Ambasadorët në Maqedoni, kërkojnë zgjidhje për krizën politike appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img