07,07,2025

Aksident komunikacioni, humb jetën një 15 vjeçar

Must Read
Foto-ilustrim

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Belorta. Shtetasi N.L., banues në fshatin Pendavinj, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA 387 MG,  është  përplasur me një mur rrethues të një banese, ku për pasojë ka ndërruar jetë djali 15 vjeçar A.L., pasagjer në këtë mjet, shkruan tvklan.

Gjithashtu është  dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit. I plagosuri u dërgua në spitalin e Korçës. Grupi hetimor thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe e mjetit./ lajmi.net

The post Aksident komunikacioni, humb jetën një 15 vjeçar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img