16,04,2024

Aksident i rëndë në Gostivar, humbin jetën bashkëshortët dhe nusja

Must Read
Aksident, ilustrim

Viktimat kanë qenë udhëtarë në automjetin “opel astra” me targa nga Ohri të cilin e ka drejtuar djali i tyre dhe bashkëshorti i Aleksandrës, N.S.(1985) nga Kërçova.

Siç kumton MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 në dalje nga Gostivari, tek restoranti “Panorama”, midis opelit dhe “mercedes”-it me targa kombëtare të Malit të Zi, i drejtuar nga V.E.(1961) nga fshati Raotincë i Tetovës, shkruan tetovasot.com

Në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur Gjorge S.(61) dhe Aleksandra S.(28), ndërsa Ratka S.(56) ka vdekur gjatë rrugës për në spital. Djali, shoferi është dërguar në spitalin e Gostivarit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim.

Shoferi i mercedesit 55-vjeçari V.E. është shtetas i Maqedonisë, me prejardhje nga fshati Raotincë, i cili përkohësisht ka qëndruar në Mal të Zi. Në aksident ai ka marrë lëndime më të lehta dhe është mbajtur në stacion policor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve nga Stacioni policor Gostivar. Me urdhër të PP-së, trupat e viktimave janë dorëzuar për autopsi.

Gjatë ekspertizës nga ora 19:20 deri në orën 21:20 komunikacioni në magjistralen Gostivar – Kërçovë ishte në ndërprerje për shkak të së cilit u paraqit ngecje me kolona të gjata të automobilave.

Ky është aksidenti më i rëndë i trafikut në rrethinën e Gostivarit sivjet me numër më të madh të viktimave.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img