26,04,2024

Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Gjon Serreqi

Must Read

Ferizaj.31.08.2017. Me një akademi përkujtimore në teatrin e qytetit “Adriana”, është nderuar jeta dhe vepra e veprimtarit Gjon Serreqi. Në këtë akademi përkujtimore morri pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtor të drejtorive komunale, drejtues të partive politike, veprimtare të çështjes kombëtare si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Hapjen zyrtare të kësaj akademie përkujtimore e bëri Haki Shaqiri, koordinator i Klubit të intelektualëve të Ferizajt. Ai me këtë rast tha se ky klub ka më pak se një vit që funksion, por po bën punë të madhe në promovimin e dijës e kulturës dhe vlerave të tjera kombëtare.

“Populli shqiptarë asnjëherë nuk u ndal së kërkuari rrugë e mënyrën për të qenë i lirë. Me dinjitet dhe i barabarte me shtetin e vet në mesin e kombeve dhe shteteve evropiane. Këtë synim nuk e lejoi LNÇ-ja krahu komunist i së cilës, për jo serbët e sidomos për ne shqiptarët, solli kampe përqendrimi të mbushur me shqiptare, padrejtësi në të gjitha segmentet e shoqërisë, kësaj gjendje iu kundërvunë të padorëzuarit të cilët e zvernuan shkëlqimin e triumfalizimit të ideologjive shtypëse, si fashizmi e komunizmi dhe me sakrifica të pa matshme e me ndërgjegje të lartë dhanë orientimin për historinë kombëtare që do t’i rezistojë kohës”, ka thënë Shaqiri.

E nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh se me dekorimin e Gjon Serreqit dhe dy luftëtarëve të tjerë për të drejtat e popullit shqiptar, Adem Gllavica e Abdullah Musliu, sikur e kemi lehtësuar pak barrën e përgjegjësisë dhe obligimeve që kemi ndaj këtyre figurave të shquara, që sakrifikuan shumë për vendin dhe për popullin tonë.

“Gjon Serreqi sakrifikoi edhe jetën. Ai hyn në grupin e atdhetarëve, luftëtarëve dhe intelektualëve që u ndoqën dhe u pushkatuan, vetëm pse kishin bindje të ndryshme nga ideologjia mbisunduese e kohës. Siç e dimë të gjithë, Gjon Serreqi u pushkatua vetëm sepse ëndrra dhe idealet e tij, nuk përkonin me ideologjinë e pushtetit që u vendos në Kosovë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Se deri ku mund të shkojë çmenduria ideologjike dhe deri në çfarë mase bindjet politike mund t’ua errësojnë sytë dhe mendjen disa njerëzve, tregon edhe rasti i Gjon Serreqit dhe i bashkëmendimtarëve të tij. Thuhet se, përveç Gjonit, edhe babai dhe e motra e tij, kishin kërkuar lehtësim të dënimit nga prokurori i asaj kohe (që ishte një shqipfolës dhe zyrtar i lartë pastaj për disa dekada në Kosovë), me arsyetimin se Gjoni nuk ishte vrasës. Ai ishte thjesht një luftëtar për idealet e tij atdhetare, që po vepronte politikisht, por jo ushtarakisht. Mirëpo, prokurori ishte përgjigjur se Gjoni po t’i kishte edhe dhjetë kokë, të gjitha do t’i priteshin, sepse konsiderohej armik i përbetuar shtetit. Pra, para vetëm 70 vitesh, në këto hapësira mund të ndiqeshe, të përsekutoheshe deri në vdekje, ose edhe mund të pushkatoheshe, për shkak të bindjeve politike që binin ndesh me ato të ideologjisë mbisunduese. Një fakt ky tepër i hidhur dhe i pakuptueshëm për mendësinë e sotme. Prandaj, ne të gjithë kemi arsye të ndihemi të lehtësuar që kanë perënduar ato kohëra dhe nuk do të përsëriten më, ndërsa vuajtjet e Gjon Serreqit, merren si shembull i sakrificës dhe vetëmohimit, një vetëmohimi krenar, për t’i vënë gjoksin rrjedhave të pakëndshme historike që po vinin, edhe pse shihej qartë që ato nuk mund të ndaleshin”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se humbja e Gjon Serreqit dhe e shumë e shumë atdhetarëve të tjerë, na mësojnë më së miri se sa bij dhe bija tonat janë sakrifikuar për këtë ditë, që ne të jemi të lirë për të menduar dhe për t’i shfaqur lirshëm bindjet tona.

“Ndryshimi i mendësisë, është njëra nga fitoret më të mëdha që ka shënuar qytetërimi ynë në dekadat e fundit. Ndaj, duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej këtë fitore, e cila na mundëson hapësira pakrahasueshëm më të mëdha për ta shprehur veten dhe mundësitë tona krijuese. Unë nuk ja historian, por me sa kam lexuar dhe dëgjuar nga historianët, jeta e Gjon Serreqit përshkruhet si një jetë e shkurtër, e ndërprerë tragjikisht mu në lulen e rinisë, e përmbushur me ideale atdhetare, gjakim pas së bukurës, me shkollim elitist dhe me veprimtari në shërbim të lirisë e zhvillimit kombëtar, sipas shembëlltyrës së demokracive euro-perëndimore. Shumë dekada pasi u pushkatua nga regjimi komunist, Gjon Serreqi vazhdon të kujtohet si një model i luftëtarit, që e flijoi jetën e tij të njomë për idealin e atdheut të përbashkët të shqiptarëve.

Sot Gjon Serreqi është bartës i dekoratës “Urdhri i Lirisë”, “Nderi i Qytetit” të Ferizajt, ndërsa një shkollë dhe një rrugë në Ferizaj e mbajnë emrin e tij”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë akademi i është drejtuar edhe sociologu Enver Zhinipotoku, i cila foli për porteretin e Gjon Serreqit, si dhe trekëndëshin barabrinjës për atdhetaret ferizajas Adem Gllavica, Gjon Serreqi dhe Abdullah Musliun.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Ramadan Haziri, i cili evokoi kujtime për Gjon Serreqin.

Në fund u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Gjon Serreqit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img