18,05,2024

Këta janë kandidatët për asamblenë komunale të NQF për zgjedhjet lokale

Must Read

Ferizaj.31.08.2017.  NQF ( Nisma Qytetare për Ferizaj) ka bërë publike listën e kandidatëve të cilët do të kandidojnë për Asamblenë Komunale në Ferizaj në zgjedhjet e 22 Tetorit

Miq, dashamirë, familjarë e simpatizantë të mi dhe të Nismës Qytetare për Ferizaj

Ashtu sikur kam premtuar për këtë javë, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju prezantoj listën e kandidatëve të NQF-së për Zgjedhjet Lokale – Ferizaj të 22 tetorit 2017. Së pari duhet ta kuptojmë se demokracia është megjithatë pjesmarrje dhe se pavarësisht prej dëshirës e kapaciteteve që mund të kenë shumë prej qytetarëve tanë potencial, megjithatë nuk jepen golat nga shikuesit, por nga lojtarët që janë në fushë. Prandaj, shfrytëzoj rastin për t’i falenderuar të gjithë ata kandidatë dhe kandidate për guximin e treguar, dëshirën dhe vendosmërinë për të kandiduar me neve, për t’i ofruar qytetarëve të Ferizajt zgjidhjet më të mira dhe më inovative të mundshme. Pokështu falenderoj edhe kandidatët tjerë potencial të cilët për arsye të ndryshme qoftë familjare e angazhime tjera, nuk kanë mundur që të vazhdojnë të jenë pjesë e listës sonë kandiduese, porse do të jenë në përkrahje të palëkundur të programit dhe vizionit tonë.

Ashtu sikur kemi pasur kriterin kryesor, lista jonë kandiduese është listë e personave me duar të pastërta dhe me njerëz të dëshmuar e të pakorruptuar. Kemi profesionistë të fushave të ndryshme, inxhinerë, arkitektë, mësimdhënës, ekspertë të administratës, politikolog, studentë të rinjë të dalluar, kemi invalidë dhe veteranë të luftës, sportiste, njerëz të dëshmuar dhe me autoritet si dhe nga komuniteti ashkali. Jemi i vetmi subjekt politik pos subjekteve të minoriteteve që kemi në mesin tonë kandidatë nga komuniteti ashkali, si pjesë e pandashme e kulturës dhe trashëgimisë sonë të përbashkët. Lista jonë prej 18 kandidatëve e kandidateve, është sërish në përbërjen me 40% të gjinisë femërore, megjithëse synimi ynë ka qenë që ta kemi 70% në përbërje të gjinisë femërore, por në ditët e fundit kanë hequr dorë një numër i konsiderueshëm nga kjo gjini.

I uroj suksese dhe fitoren e merituar kandidatëve të Nismës Qytetare për Ferizaj – NQF, si dhe nga subjektet tjera politike i uroj suksese vetëm kandidatëve të pakorruptuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Kandidatët e Nismës Qytetare për Ferizaj

1 BASHKIM FAZLIU – MIGJENI
2 HALIT FAZLIU
3 FLUTURIJE MALOKU
4 ENDRIT EJUPI
5 MENTOR NUHIU
6 XHEMILE RYSHA
7 YLBER SELMANI
8 ENVER REKA
9 SELVIJE BRAHIMI-DUSHKU
10 SADAT SELIMI
11 SKENDER SEJDIU
12 VAHIDE DERGUTI
13 ISLAM MAKSUTI
14 LABINOT GUTA
15 VJOLLCA ISLAMI
16 GZIM DANÇI
17 ERNISA ALIJAJ
18 ELMA JASHARI

INOVACIONI APO KANALIZIMI?

Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni
Kryetar i NQF-së si dhe Kandidat për Kryetar Komune – Ferizaj
31 gusht 2017

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img