24,04,2024

Ahmeti e Thaçi nuk reaguan për vrasjen e Almirit

Must Read
Almir Aliu

Ata që nuk reaguan për vrasjen e katërvjeçarit shqiptar Almir Aliut në Kumanovë, dy liderët e partive më të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, i kanë uruar të martën shqiptarët për festën e Bajramit përmes rrjetit social “Facebook” – faqeve të tyre zyrtare. Por asnjëri dhe as tjetri, si Thaçi ashtu dhe Ahmeti nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth vrasjes së katërvjeçarit.

Madje, këtë nuk e kanë bërë as në rrjetet sociale. Por, vdekja e vogëlushit ka tronditur gjithë shqiptarët, të cilët kanë kërkuar dhe po kërkojnë drejtësi. Reagimet kanë ardhur vetëm nga parti të tjera në Maqedoni dhe nga shoqëria civile e analistë të të gjitha trojeve.

Partia për Prosperitet Demokratik ka reaguar duke e quajtur vdekjen e vogëlushit të pafajshëm kumanovar viktimë e skizofrenisë dhe shovinizmit të një bashkëqytetari maqedonas. “PPD-ja konsideron se akte të tilla nuk duhet toleruar sepse ato sjellin acarimin e klimës së përgjithshme në marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në reagim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img