25,04,2024

Aeroporti i Tiranës anulon fluturimet me Stambollin

Must Read
Aeroporti i Tiranës

Shefi i Komisariatit të aeroportit “Rinas”, ka bërë të ditur se masat janë ndërmarrë pas sulmit në Stamboll, ndërkohë që fluturimet drejt këtij shteti dhe anasjelltas janë anuluar deri në një vlerësim të dytë.

“Masat e dukshme janë patrullimet më të shpeshta me qenë antieksplozivë në ambientet jashtë dhe brenda terminalit. Ndërsa masat e padukshme janë ato masa që konsistojnë në skanerimin akoma më të mirë të bagazheve dhe pasagjerëve që udhëtojnë. Aktualisht janë anuluar fluturimet nga Shqipëria në drejtim të Stambollit dhe anasjelltas deri në një moment të dytë kur të vlerësohet që siguria është në parametrat normalë për të zhvilluar fluturime të mëtejshme”, ka thënë Ermal Milori, shef i Komisariatit të “Rinasit”.

Në anën tjetër, udhëtarët të cilët mëngjesin e së mërkurës të udhëtonin drejt Stambollit, janë ndjerë me fat, ndërsa kanë s shprehur ngushëllime për viktimat në Turqi.

Stambolli prej vitesh ka qenë një ndër destinacionet kryesore për shqiptarët, por ngjarja tragjike e së martës ka bërë që shumë prej tyre të mos e preferojnë më atë.

The post Aeroporti i Tiranës anulon fluturimet me Stambollin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img