Shëndetësi

Adaptimi në situatën e re të kushtëzuar C.19


Publikuar më:


Mr.Sc.Besa Beqiri Zejnullahu

Përderisa thënja “Home sweet home” tingëllon si fjali me domethënie emocionale ,është koha që tani të reflektojmë pozitivisht.

Deri më tani realizuam motivet bazike :

 -të ngrënit, gjumin, dhe rutinën ditore pa ndonjë orar të caktuar …

Meqenëse intelegjenca intelektuale bluan mendime strategjike ,intelegjenca emocionale e mendoj  është ekzekutuese.

Adaptimi dhe përshtatja në shtëpi kërkon dhe njohje më të thellë të cilësive që podesojmë .

Marrëdhëniet në familje kërkojnë përkushtim dhe empati .Ne prindërit e kem përgjegjësi që të evitojmë energjinë negative dhe përjetimet e pakëndshme të reflektohen me nivelin e  balancuar të stresit ditor.

Të vlerësojmë situatën e imponuar (për ruajtjen e shëndetit fizik ) të mësojmë përmendësh këshillat nga instituti shëndetësor dhe OBSH  por të investojmë në ruajtjen e shëndetit -higjienës mentale në mënyrë medituese.

Emocionet pozitive si kënaqësia etj , lindin si pasojë e reflektimit të inteligjencës emocionale që po e quaj : disponim i  mirë ,në kohën më të kërkuar sepse virusi tejkalohet por emocionet negative sjellin pasoja.

Në të gjitha dimensionet e jetës racionaliteti duhet të jetë praktik. Si të veprojmë:

-Të mos lexojmë tej informacione ditore

-të shpalosim kujtimet,fjalët dhe veprat e më të dashurve tanë që nuk jetojnë fizikisht me ne.

-të marrim rrobat e vogla të fëmijëve ,sa disponohen kur të i  shohin pastaj   , fotot , video dasmash,  ditëlindjeve , aksesoret , etj të disa dekadave më parë dhe t’i komentojmë të përjetojmë emocionet që na kanë munguar .

-të flasim për trungun familjar, dihet gjenezën të identifikojmë ,sepse fëmijëve ju mungojnë informacionet e shpërndarjes së gjeneratave nëpër kohë  ,e në të ardhmen rastis të takohen si kushërinj!?? të moshuarit i qartësojnë pa përtesë , fëmijët e përjetojnë si film , e ne prindërit  lirohemi pak nga detyra .

-të aktrojmë me fëmijët dhe adoleshentët , të jem të qëndrueshëm në këshilla dhe obligime por  mos të i ngarkojmë me mësime si është bërë trend i ditëve të fundit sepse emocionet e shëndetshme sjellin dhe pasurojnë dhe inteligjencën kreative  mentale  në të ardhmen.

Koha e dëshmon  dhe e ka dëshmuar edhe për ne që përjetuam gjendjen e luftës.Jemi  sot në formë profesionale dhe materiale.

-të kemi kujdes me ushqimin dhe gjumin  , në vend të tyre  , të merremi me rregullim të shtëpisë , gjithmonë del diçka që duhet riparuar etj etj  e gjëra të përditshme që të gjithë i praktikojmë në mënyrën tonë …

të bëjmë bashkë detyrat ditore ,është argëtim kur babi shërben kafe, kur nëna rregullon dritën, kur fëmijët gatuajnë diçka.. kur të moshuarit tregojnë ndodhi ..  rolet sjellin gjallëri!

Por, më e rëndësishmja  është ORARI i kujdesshëm  ditor  për: (fjetjen  ,ushqimin  dhe jetën  virtuale)  është çelësi i tejkalimit të ngarkesës emocionale.

Të buzëqeshim me diellin e pranverës , të shijojmë qëndrimin e shumëpritur në shtëpi, pa adresua provokime dhe në bashkëshortësi!  Të rinjtë të lexojnë për edukimin martesor, të lexojnë shkencën dhe pasojat e dukurive negative (në vend të kohës së makiatos)

Të jemi të shëndetshëm  emocionalisht dhe fizikisht që të kemi nivelin e disponimit.

……e  mbi të gjitha:  të mendojmë për fëmijët me nevoja të veçanta :si i kalojnë ditët?? po  familjet në nevoja socioekonomike ?? po të moshuarit që praktikisht janë më të rrezikuar ?? po të  prekurit ,kohëzgjatja , dhe përjetimet e personave ne karantinë duke luftuar   Virusin C19 ???

Reflektoni me intelekt emocional.

Me shëndet  , empati dhe dashuri.

Mr.Sc.Besa Beqiri Zejnullahu

To Top