29,03,2024

AAK-NISMA: Protesta ishte madhështore

Must Read

Pas përfundimit të protestës kanë reaguar edhe AAK dhe NISMA. Këto dy subjekte Opozitare, që edhe kanë organizuar protestën e sotme në kanë thënë se ajo ishte madhështore. Në njoftimin për media AAK dhe NISMA kanë thënë se janë të vendosur që te vazhdojnë me protesta të tilla. “AAK dhe Nisma janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij”.

Ky është reagimi i plotë i tyre:

Dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, sot kanë dëshmuar qytetari dhe vendosmëri, për të kundërshtuar gjendjen e rëndë në vend dhe fajtorët kryesor të kësaj gjendjeje. Edhe në këtë protestë është vërtetuar se populli opozitar në Kosovë, është në rritje. Kultura e demonstruar sot, nga qytetarë të të gjitha viseve, që si asnjëherë kishin mbushur Sheshin Skenderbeu, është forca e Boshtit Opozitar, se ai është në rrugë të mirë për të adressuar çështjet që sot e prokupojnë qytetarin e Kosovës, kjo pa dallim përkatësie.

Të gjithë ata qytetarë që sot, edhe pse mot me shi, vendosën të ishin pjesë e protestës në Prishtinë, ishin zemra e kundërshtimit të këtij pushteti dhe shpresa se Kosova, do të kthehet në rrugë të mbarë.

AAK dhe Nisma, i falëndëron të gjithë ata që kontribuan që kjo protestë të ishte masovike, e qetë dhe qytetare, duke përfshirë aktivistët e shumtë, mediat dhe opinionin publik, si dhe organet e rendit.

AAK dhe Nisma, janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij.

Protesta e sotme, ishte edhe një mundësi më shumë, që ata që ende hezitojnë t’i ngjiten këtij kundërshtimi qytetar, të reflektojnë.

AAK & NISMA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img