Uncategorized

A po flasim për Kolumbi apo Shqipëri! 1.2 milion rrënjë hashash të asgjësuara


Publikuar më:


Policia e Shtetit mohon akuzat e opozitës mbi përfshirjen e zyrtarëve në radhët e saj në kultivimin e hashashit. Zëvendësdrejtori i përgjigjëm i policisë Altin Qato thotë se nuk është në dijeni të ndonjë raporti sekret të partnerëve ndërkombëtarë mbi këtë çështje.

“Në mënyrë kategorike nuk ka. Ne jemi shumë të hapur me partnerët. Kemi bërë shumë takime, kemi shkëmbyer mendime, informacion. Kemi kërkuar informacion dhe nuk kemi patur asnjë situatë të tillë që të implikohen punonjës policie“, thotë Qato, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Deri më tani në bazë të statistikave në vend janë asgjësuar më shumë se 1 milion e 200 mijë bimë kanabisi, shifër kjo që sipas Qatos tregon një kontroll më të mirë mbi territorin.

“Kemi mundësitë që të bëjmë një kontroll më të mirë të territorit. Dikur, para 2 vitesh, duke patur zona të pakalueshme nga policia, ishte e vështirë sepse policia realisht, fokusohej aty më shumë, por edhe opinioni publik fokusohej tek këto zona të paprekshme. Këto nuk janë më zona ta paprekshme dhe perceptimi publik është që ka shtrirje. Nuk është se ka shtrirje, thjesht kontrolli ynë është më i plotë se më parë”, deklaron Qato.

Sipas Policisë së Shtetit aksionet kundër kultivimit të kanabisit janë kryer në bashkëpunim edhe me Interforcën italiane, e cila ka monitoruar nga ajri zonat problematike.

Burime nga uniformat blu thonë se për këtë ekzistojnë edhe 13 raporte të hartuara nga pala italiane që u janë dorëzuar homologëve shqiptarë.

Comments
To Top