25,04,2024

AVONET: Fshehje,mos përgjegjësi dhe jo transparencë e MTI-së

Must Read

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe Agjencia për Pronësi Industriale (API), në vazhdimësi injorojnë shoqërinë civile dhe tregohen të papërgjegjshëm në mos përgjigjen e kërkesave, të adresuara.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësish i shqetësuar me papërgjegjësinë e MTI-s dhe API-së, ku në adresat e tyre adresohen kërkesa të shumta, e ankesa, por këto institucione janë në një nivel të lartë të papërgjegjësisë, nuk janë transparente dhe shumë të dyshuar në veprimet e tyre!

Ne në vazhdimësi po e informojmë opinionin publik dhe atë institucional që MTI dhe API, janë duke u ndeshur me shumë ligje.

AVONET ka konstatuar se në rastin LIRA shpk, janë shkelur një mori ligjesh, duke filluar nga ligji për Markat Tregtare, Ligji për Qasje në Dokumentet Publike dhe deri te mohimi i drejtës së ankimit.

Edhe më 9 mars 2016 dhe 25 prill 2016 kemi reaguar dhe kemi kërkuar që të jepet opinion për shkeljet ligjore që janë bërë nga ana e MTI-së dhe API-së, por deri më tani këto dy institucione nuk janë përgjigjur kërkesave të AVONET-it.

Kërkojmë që MTI dhe API duhet ti marri parasysh kërkesat e shoqërisë civile në këtë rast të Rrjetit të OJQ-ve AVONET dhe mos t’i injorojnë. Nëse MTI dhe API vazhdon me një qasje të tille AVONET si përgjigje ndaj mos përgjigjeve të tyre shqetësimet tona do të jetë edhe ma e zhurmshme!

AVONET kërkon nga ministresha znj. Hykmete Bajrami që t’i shqyrtojnë kërkesat dhe shqetësimet e AVONET-it që janë adresuar në adresë të institucionit që ajo drejton, thuhet në komunikatën për media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img