Ferizaj

Jep dorëqje kryetari dhe gjithë kryesia e NISMA-s , dega Ferizaj


Publikuar më:


Përmes një njoftimi kryesia e NISMA-s  dega në Ferizaj ka bërë të ditur  se në një mbledhje te mbajtur këtë të shtunë ka dhënë dorëheqje kryetari i degës Valon Ramadani  dhe e gjithë  kryesia e kësaj dege në Ferizaj.

Në arsyetim  të këtij njoftimi thuhet se koalicioni AAK/NISMA ka shuar shoresat e anëtarësisë për një opozit të bashkuar dhe realizimin  e aspiratave të këtij subjekti politik.

Komunikatën e plotë të NISMA-s dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:

 

N J O F T I M

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës i njofton se, sot më dt.30 prill 2016, në mbledhjen e këtij Këshilli ku pjesëmarrës ishin edhe kryesia e rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj, pas një debati mjaft të gjatë, lidhur me situatën e krijuar në këtë degë, si pasoj e lidhjes së koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, Kryetari i kësaj dege Valon Ramadani, së bashku me të gjithë anëtarët e kryesisë, duke përfshirë edhe ata të rinis së parisë NISMA – dega në Ferizaj, me një apstenim morën këtë:

V E N D I M

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), aprovon kërkesën për dorëheqje të Kryetarit të partisë NISMA – dega në Ferizaj, Z. Valon Ramadani.
Dorëheqje të parevokueshme japin edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj, si dhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj.

A R S Y E T I M

Dispozitivin e këtij vendimi, Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj) e arsyeton për faktin se koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, tani më ka shuar shpresat e krijuara të qytetarëve, se një opozitë e bashkuar sinqerisht një ditë do ta ndryshonte qeverisjen ekzistuese në vend.
Anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), erdhën në përfundim (me një apstenim), se koalicioni parazgjedhor AAK/NISMA, nuk do të shkon as se si, në të mirë të partisë NISMA duke përfshirë edhe – degën në Ferizaj, për arsye se ky kualicion nuk mendojmë se është lidhur, duke respektuar parimin për një shtet ligjorë, e që ishte MAKSIMA mbi të cilën u themelua subjekti politik NISMA për Kosovës, dhe si pasoj e kësaj Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), mendon se me koalicionin në fjalë, nuk do të fiton asgjë qytetari i Kosovës, sikur se as vet Republika e Kosovës në kuptimin e shtetit ligjor, mbi këtë fakt dhe shumë arsye të tjera në kuptimin parimor politik dhe ideologjik, e që nuk janë në një vijë të drejtë në mes këtyre dy subjekteve politike (AAK/NISMA), Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj)vendosi si në dispozitivin e këtij vendim.
Çdo komunikim me media dhe qytetar nga partia NISMA – dega në Ferizaj, shpallet i përmbyllur me rastin e publikimit të këtij njoftimi për shuarjen e kësaj dege.
Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, aktivistët, dhe strukturat e partisë NISMA – dega në Ferizaj për kontibutin e tyre të dhënë në këtë subjekt.

Me respekt,
Kryetari i partisë NISMA – dega në Ferizaj
Valon Ramadani

Comments
To Top