25,04,2024

Bordi i FHK-së  shqyrton  pjesëmarrjen e skuadrave kosovare ne garat e Kupave të EHF-it

Must Read

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e vetë të radhës e cila u mbajt nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, pasi shqyrtojë disa pika me rëndësi  siç ishin Raporti i Komisarit te garave mbi rrjedhat e edicionit pranveror të garave, Raportin financiar te auditimit, pastaj përgatitjet për pjesën finale te Republikës së Kosovës në të dy konkurrencat qe zhvillohen me 28 dhe 29 prill në Prishtinë.

Bordi shqyrtoj edhe pjesëmarrjen e skuadrave kosovare ne garat e Kupave të EHF-it, me ç`rast u formua Komisioni për formimin e kritereve qe duhet plotësuar klubet për  pjesëmarrje , dhe mbështetjen e tyre financiare.

Në këtë mbledhje Bordi emëroi  përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e meshkujve për periudhën e ardhshme, fillimisht për  garat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, te cilin do ta drejton Taip Ramadani ish seleksionues i Australisë ne tri Kampionate botërore, kurse si lojtar pjesëmarrës në Lojërat  Olimpike ne petkun e Australisë ne vitin 2000 dhe ne  3 Kampionate Botërore (1999, 2003 dhe 2005), kurse si lojtar ishte anëtarë u skuadrës se Australisë Sydney University, skuadrave evropiane Dramen nga Norvegjia, Kjelsas po ashtu nga Norvegjia, Csomor KSK nga Hungaria dhe Al Gharrafa nga Katari.

Ne vitin 2001 Taip Ramadani luajti edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në Turqi, kurse ne vitin 2004 në Luksemburg  ne turneun “4 Kombet” kundër Holandës, Luksemburgut dhe Belgjikës.

Bordi përzgjedhësin e Përfaqësueses së femrave do ta emëron në mbledhjen e radhës pasi të definohen kandidatët  e mundshëm për këtë post.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img