25,04,2024

Nesër përkujtohen Dëshmorët Driton Islami “Toni” dhe Sadik Bega “Mortaja”

Must Read

Në një komunikatë lëshuar nga Gazmend Bytyqi  bëhet e ditur se  në përvjetorin e rënies së dëshmorëve të Kombit, Driton Islami “Toni” dhe Sadik Bega “Mortaja”  do të bëhen homazhe  tek varrezat e dëshmorëve .  Ftesës për të nderuar këta dëshmorë  Bytyqi i ka bashkëngjitur edhe një pjesë nga romani i tij i fundit “Karabina e Gjyshit”.

 

Të nderuar bashkëqytetar, nesër me 18 Prill në ora 10 bëhen homazhe në varreza të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj. Jeni të ftuar që ti nderojmë e kujtojmë Dëshmorët Driton Islami ‘Toni’ dhe Sadik Bega ‘Mortaja’.

Pjesë nga “Karabina e Gjyshit”

18 Prill 99 Dremjak

Mortaja iu mbështet Tonit, ia vuri kokën mbi supin e tij e në dorën e djathtë ende po mbante revolen. Gjaku që dilte nga të dytë, bëri nga një vijë prej secilit trup, te këmbët vijat e gjakut po u bashkoheshin. Nuk kishin as dhimbje, as etje, as lodhje. Trupat nuk po i ndienin të rëndë, as krisma nuk kishte. Ishte qetësi, qetësi e bardhë, ndienin një lehtësim dhe ashtu bashkë po ngriheshin në ajër, po ngjiteshin nëpër ato rreze të bardha e të qeta e që po u thoshin:

“Ejani, mjaft bëtë. Ju kryet punën tuaj, mos e shikoni poshtë gjakun. Ai gjak nuk është juaji, është i vendit tuaj, e falët atë gjak, ejani tani në qetësinë e shpirtit.”

U ngritën bashkë, ashtu siç jetuan e luftuan bashkë, u bashkuan në hollin e burrave e grave që dhanë jetën për të tjerët **

– Hë, Timi, ç’ka?

Ai ngriti kokën nuk po e shihte fare në sy Studentin, shikoi lart qiellin, ku shiheshin vetëm disa yje që kishin filluar të shquheshin në atë fillim nate.

– Jo, jo, është pakë, nuk mjafton për ata dy, – tha fare pa e shikuar në sy Studentin Timi.

Erdhën edhe të tjerët, dukeshin pak më të qetë, kishin marrë hakun, por të gjithë e dinin se kjo nuk mjaftonte, kishin humbur dy shpirtra krejt të veçantë, kishin humbur oficerin e shumanshëm të Zonës, njeriun që dinte të shkonte në këmbë për armatim shumë herë në Shqipëri, njeriun që hidhej në sulme e beteja pa menduar dy herë, ai i cili mbante shumë lidhje edhe më qytetin, ai i cili shoqëronte të gjitha delegacionet e larta të UÇK-së.

Kishin humbur edhe shpirtin e njësisë speciale, atë që ishte himni i njësisë, atë që këndonte e komandonte, atë që jepte shpresë edhe kur nuk kishte, e gjallëri kur të tjerët mendonin së gjithçka kishte vdekur dhe kur situata ishte më e keqja, atë që la gjurmë të thella, si himni kombëtar, ngado që shkeli me njësinë, atë ditë ra edhe vetë shpirti i njësisë.

Hakmarrja nuk do të mjaftonte kurrë për Mortajën e Tonin, do të kërkohej ndoshta edhe kur vetë lufta do të thoshte mjaft, ndoshta edhe kur të vriteshin të gjithë këta që mbetën sot gjallë.

Sot morën dy goditje që do t’u dhembnin për sa të jenë gjallë e pak para se të vdesin do t’ua tregojnë fëmijëve të tyre e ata do t’ua përcjellin fëmijëve të fëmijëve të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img