28,03,2024

Nesër Haradinaj dhe Limaj e lidhin koalicionin

Must Read

656X37384228ramushi_e_limaj

Nesër (e hënë) pasdite Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të shkojnë si dy forca të përbashkëta politike.
Burime të gazetës “Epoka e re” brenda AAK-së kanë konfirmuar se liderët e të dy partive politike në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK-së, para se ta nënshkruajnë marrëveshjen. Sipas kësaj marrëveshje AAK-ja dhe Nisma, pas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në. “Nesër në orën 10:00 në selinë e AAK-së do të takohen liderët e dy partive politike dhe grupet punuese për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit dhe tek pasdite do të ndodhë edhe nënshkrimi i koalicionit nga dy liderët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, ka thënë ky burim brenda AAK-së.
Raportet e AAK-së me Lëvizjen Vetëvendosje! janë ftohur kohëve të fundit, sidomos pas vendimit të AAK-së për ta organizuar protestën e radhës më 14 maj në krye në vete dhe pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare.
Të dielën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img