26,04,2024

8 orë gjumë ju përmirësojnë kujtesën

Must Read
Një grup studiuesish në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se njerëzit të cilët flenë 8 orë gjumë kanë kujtesë më të mirë.

Dr. Jeanne Duffy , neurologe në spitalin “Brigham and Women’s” në Boston, tha se aftësia e njerëzve për të mbajtur mend rritet nëse ata flenë më shumë gjumë.

Në studim u morën një grup njerëzish në qendrën “Center for Clinical Investigation” të cilëve iu kërkua të memorizonin disa persona në 20 foto.

“Ne zbuluam se kur atyre iu dha mundësia të bënin një gjumë të plotë gjatë natës, aftësia e tyre për të identifikuar fytyrat dhe emrat e njerëzve ishte më e mire”, është shprehur Jeanne për “Neurobiology of Learning and Memory”.

Pas 8 orëve gjumë ata i dallonin personat në foto 12% më saktë se kur flinin më pak gjumë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img